Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka vazhduar të pranojë donacione nga donatorë të ndryshëm në përballjen kundër përhapjes së gripit pandemik COVID-19.
Dr. Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, bëri me dije se kjo qendër ka pranuar sot nga kompania “Ballkan Petrol” 200 litra alkool kurse nga një grup i bizneseve nga e gjithë Kosova ata kanë pranuar 2000 dorëza josterile, 20 veshje njëpërdorimshme dhe 100 maska.
Drejtoresha Kadolli-Halili në emër të personelit shëndetësorë të QKMF-së në Viti, ka shprehur falënderime të veçanta për secilin donatorë që sipas saj me humanitetin gjatë këtyre ditëve në luftën kundër virusit COVID-19 kanë dhënë një kontribut të veçantë që nuk mund të paguhet