Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), Blerta Zeqiri, sot zyrtarizuan memorandumin e bashkëpunimit, ku përmes këtij memorandumi, QKK do ta përkrahë shtyllën “Film Flaka” në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”2024.
Në mes datave 18-20 janar, për tre net radhazi do shfaqen nga dy filma të metrazhit të shkurtë në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, falënderoi QKK-në për përkrahjen e vazhdueshme që po e jep ky institucion për Komunën e Gjilanit. /2LONLINE/