Qendra Kulturore Artistike “Anamorava” nga Vitia, është vlerësuar nga juria profesionale më vendin e parë në Festivalin e Lojërave Popullore që mbahet për 14 vite me radhë në Shkodër.
Artistet nga Vitia, me paraqitjen e tyre lanë mbresa dhe ngritën emocione si tek audience, një ashtu dhe tek juria profesionale, në përbërje nga prof. Sejmen Gjokoli, kompozitori Bardhyl Hysa dhe Aldo Nika.
Ky festival organizohet nga Bashkia e Shkodrës dhe shoqata ,,NN The Door”.
Udhëheqësit e QKA “Anamorava’ shprehën falënderues ndaj Institucioneve komunale të Vitisë dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport. /2LONLINE.com/