Kandidati për asamble komunale nga radhët e LDK’së në Gjilan, Avdyl Aliu, në tubimin familjar madhështor, ka mbledhur qindra përkrahës e simpatizantë të Lidhjes për Gjilanin duke e përkrahur atë dhe kryetarin Lutën në garën e 22 tetorit.
“Ju faleminderit shumë familjes Aliu për këtë tubim kaq madhështor. Unë kam miqësi të vjetër me këtë familje. Sonte po del që Avdyli ka më shumë mysafirë se një parti rivale në palestër. Kjo po dëshmon se ne do ta kryejmë me t’paren me 22 tetor”, ka thënë kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri.
Kandidati për asamble komunale i cili mban numrin 2 në listën e LDK’së, Avdyl Aliu, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe.
“Faleminderit miq, nipa, mbesa, kusherinj, zonja dhe zotrinj. Me ndihmën tuaj unë gjithmonë kam triumfuar dhe me mundësitë e mia dhënë kontribut për zhvillimin e Gjilanit tonë”, ka thënë Aliu, i cili në mandatin e kaluar ka qenë shef i Grupit të këshilltarëve në Kuvendin Komunal.
Përndryshe, kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë nga fushata elektorale, të gjitha sondazhet, vlerësimet dhe analizat po konfirmojnë se Luta i Gjilanit do të triumfoj pa balotazh të dielen.
sponsorizuar nga LDK