(2L ONLINE) – Përfaqësues të Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, kanë kritikuar pushtetin aktual se po punon jashtë çdo logjike kur janë në pyetje investimet në infrastrukturë.
Krenare Latifi-Kqiku, anëtare e KK-së së Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes ka thënë se investimet në infrastrukturë nuk po shkojnë sipas rendit logjikë, që do të thotë se, së pari të rregullohet kanalizimi dhe ujësjellësi, e pastaj asfaltimi i rrugëve, por po ndodhë e kundërta dhe kështu po ndodhë që të kemi prerje të asfaltit në çdo pjesë të qytetit.
Krenare Latifi-Kqiku ka thënë se kjo mënyrë e punës, përveç që e pengon qarkullimin e lirë të qytetarëve i kushton buxhetit të komunës dyfish më shtrenjtë.
“Po ashtu edhe puna e ndriçimit publik. Në shumë pjesë të qytetit dhe fshatrave të komunës tonë mungon ndriçimi publik,nuk është funksional dhe do të duhej të ishte në nivelin më të mirë”, ka thënë Krenare Latifi-Kqiku
Ajo është edhe anëtare e Komiteti për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ka thënë se gjatë tërë vitit jemi takuar 6 herë.
“Në këto takime zakonisht ekzekutivi raporton për punët që janë kryer . Por rrallë herë është diskutuar për prioritetet, edhe atëherë kur ne sugjerojmë, sugjerimet tona nuk merren shumë parasysh. Kualiteti i punëve është zakonisht i dobët ,prandaj ndodhin defekte pas përfundimit të punimeve”, ka thënë Krenare Latifi-Kqiku. /2L ONLINE/