Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar raportet e Auditorit të Jashtëm, Auditorit të Brendshëm, USAID TEAM dhe Zyrën e Prokurimit, si vazhdimësi e mbledhjes së mbajtur të mërkurën.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas dy mbledhjeve të mbajtura me diskutime të hapura për katër çështjet, do të dilet me rekomandimet finale shumë shpejtë.
Po ashtu, kryetari Haziri ka njoftuar se ka ardhur koha e vlerësimit të performancës se secilit drejtor komunal, për t’i hapur rrugë procesit të riformatimit të qeverisjes.