Riad RASHITI
Qeverisja e Lutfi Hazirit dhe puna e Prokurorisë janë lidhur shumë fort me krimin ekonomik dhe mafinë politike. Në Gjilan gjithçka tjetër funksionon përveç shtetit ligjor, i cili është gjunjëzuar para hajnave, kriminelëve dhe banditëve që po e kërcënojnë qytetarin, biznesin dhe të gjithë ata që duan lirshëm të punojnë për familjen dhe shtetin e tyre.
Eliminimi politik është bërë prioritet i qeverisjes së Lutfi Haziri, i cili përmes policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar po tenton që të bëjë pastrimin e terrenit politik, për t’ia lehtësuar pastaj mafisë rrugën e pasurimit të shpejtë dhe të madh nga zhvatja e buxhetit komunal përmes tenderëve dhe projekteve milionëshe, por edhe nga zhvatja e bizneseve përmes shantazhimeve të ndryshme.
Gjendja në Gjilan është alarmuese sepse mekanizmi i sistemit të drejtësisë po qëndron prapa lojës së kryetarit të komunës. Institucioni i Prokurorisë është bërë hallka e krimit ekonomik dhe politik në Gjilan, kuzhinë ku sipas “Recetit” të politikës së klanit të Lutës, sajohen edhe shpiken lloj-lloj akuze për të ta luftuar oponencën politike.
Për herën e dytë ndaj meje po tentohet të ngritët aktakuzë nga institucioni i korruptuar i Prokurorisë Themelore, që është vënë në shërbim të plotë të politikës së Lutfi Hazirit. Herën e parë ju dështoi misioni ndaj meje, ndërsa tani po mundohen përsëri të shpikin ndonjë idiotësirë tjetër, për të më kërcënuar personalisht mua me një ngritje tjetër të aktakuzës. Por edhe kjo ndyrësirë e tyre do të ju mbetet në fyt, sikurse që ju mbeti në herën e parë dhe era ende po iu vije atyre edhe sot.
Njësoj ndodhi pak muaj më parë edhe ndaj dhjetëra zyrtarëve komunal dhe ish-kryetarit të Gjilanit, duke iu ngritur aktakuza plotësisht të pabaza e që janë plotësisht hakmarrje politike, këtë e vërteton edhe fakti se atyre ende nuk iu janë dorëzuar aktvendimet e akuzave, se për cilat vepra ata dyshohet se i kanë kryer dhe si proces gjyqësor ende nuk ka filluar ndërsa ndaj Lutfi Hazirit në kohë rekorde Gjykata e korruptuar e Gjilanit, hodhi poshtë aktakuzën ndaj tij që ishte plotësisht e bazuar në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.
Kjo punë e fëlliqur e disa zyrtarëve të lartë në qeverisjen komunale dhe në institucionet e drejtësisë, si në Policinë e Kosovës, Prokurorinë Themelore dhe në Gjykatën Themelore, po e rrezikojnë normalitetin e jetës qytetare, afarizmin e bizneseve, investitorët e huaj dhe jetën publike në Gjilan.
Unë personalisht i bëjë thirrje publike kryetarit të Gjilanit, që ti lidh qentë që i ka në qeverisjen e tij komunale dhe ti ndal zagarët (që i ka nëpër institucionet e drejtësisë) nga përndjekja e gjahut, nëse ju nuk i ndalni atëherë ka kush i ndal ata, por përgjegjësinë do ta keni ju drejtpërdrejtë si orkestruesi i gjitha këtyre poshtërsive që po ndodhin në qytetin e Gjilanit.
Në fund i ftojë publikisht edhe institucionet e drejtësisë në Gjilan, që ti realizojnë kërcënimet e bëra publike ndaj meje, duke filluar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili e ka vlerësuar si ndërhyrje dhe përhapje të mosbesimit nga ana ime në pavarësinë e punës së institucionit të cilin e ai e drejton (si mos më keq), ai duhet ta mbajë fjalën para publikut. Përndryshe këso kërcënime kishte shumë në kohën e okupimit serb në Kosovë dhe pasojat kanë qenë të mëdha nga ky soj i mentalitetit, por ata po harrojnë që ajo kohë i takon historisë.
Riad Rashiti, Anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilan nga radhët e PDK-së