(2LONLINE) – Qeveria zvicerane përmes Helvetas Swiss Intercoorporation, ka ndihmuar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” dhe Shkollën e mesme teknike “Jonuz Zejnullahu” me banka dhe karrige për nxënës. Në këtë mënyrë, do të mundësohet një proces më cilësor edukativo-arsimor, pohojnë përfaqësues komunal.
Merita Barileva zyrtare e Organizatës Helvetas, u shpreh se këto dy projekte në shkollat e mesme, janë realizuar në kuadër të mbështetjes që qeveria zvicerane po mbështet arsimin në Kosovë, me që rast mendohet të përmirësoj kushtet për nxënës në këto dy shkolla.
“Përveç këtyre projekteve, kemi ndihmuar edhe bibliotekën kombëtare duke plotësuar me tituj të rinj që kanë qenë kërkesë e fëmijëve për këta libra. Gjithsejtë janë diku rreth 300 tituj prej të cilëve një pjesë e tyre do të shkojnë në degën e kësaj biblioteke në Pozheran dhe Sllatinë” , tha Barileva. /2LONLINE/