Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, Mbrojta Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.