Gjiganti ‘Google’ ka një detyrë të re të cilën po ia kërkon qeveria franceze.
Autoritetet franceze kanë dërguar një kërkesë kompanisë gjigante ‘Google’, ku kanë kërkuar që fotot e rregulluara të presidentit Emmanuel Macron si ish- diktatori kilian Augusto Pinochet, të fshihen.
Kjo fotografi që ka shkaktuar polemika, ishte postuar në fund të vitit të kaluar në Google+.
Që disa muaj qeveria e Macron po përballet me protesta të shumta të qytetarëve që po organizohen nga një grup të quajtur ‘Jelek Verdhët’