Për t’i rivendosur marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në dhe për t’u larguar nga pozicioni katastrofal i fajtorit për pengimin e bisedimeve paqësore.
Shkruan: Arsim Kastrati
Për t’u larguar nga shënjestra e kritikave dhe vendimeve të pafavorshme politike nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
/Ne nuk jemi tipa problematik, apo jo?!
Dhe ne nuk kemi nevojë për imazh të keç!
Nuk e ka Kosova jonë atë forcë dhe atë luks sa të konfrontohet me SHBA-të dhe me BE-në.
Nuk ka devalvuar dhe as që do të devalvojë ndonjëherë këshilla e Ibrahim Rugovës: “Jemi popull i vogël, edhe lisat e maleve duhet ti bëjmë për vete!”./
Na duhet një qeveri e shpëtimit kombëtar këto ditë edhe për ti qetësuar shërbyesit dhe punëtorët tanë, duke e shfuqizuar vendimin e padrejtë qeveritar për rritjen e pagave vetanake, duke e rishikuar në një afat optimal ligjin për pagat nga ana e një komisioni miks: parlamentar dhe profesional të pavarur si dhe duke i ndërprerë grevat deri në momentin e adresimit korrekt të kërkesave për rritjen e pagave për të gjithë njerëzit e punësuar në Kosovë.
Serbia kilometra para nesh në rrugën drejt BE-së, Kosova përcjell njerëzit e saj në Hagë dhe i komplikon për të mos thënë i prishë marrëdhëniet me BE dhe SHBA!
Realitet ironik dhe tejet i hidhur!
Nuk është vetëm fat as vetëm padrejtësi e të tjerëve ndaj nesh por ndoshta më së shumti verbëri e jona politike dhe padrejtësi ndaj vetvetes!