Pavarësisht përcaktimeve konfesionale që ndërruan shqiptarët nëpër kohë, ata asnjë herë për asnjë çast, nuk u luhatën nga qenia e racës, etnisë, pra, nga qenia e tyre kombëtare.
Shkruan: Sami Arifi
“Të jem vëllezër e miq të dashur. Se të gjithë jemi një fisë e një farë, kemi nji gjak e një gjuhë. Të mos themi kurrë, jam musliman, i krishterë, ortodoks e katolikë, po vetëm shqiptarë. Të përpiqemi të gjithë për Shqipërinë, për shqipëtarët e për shqi’pen,…”- thoshte: Naim Frashëri.
Që nga kohërat e lashta, etnia jonë përmes traditave, dokeve, zakoneve (ligjeve), veshmbathjes, gjuhës, e më vonë edhe përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit, është ruajtur qenia ekzistenciale e racës, etnisë, kombit tonë.
Për qenien kombëtare shqiptare nëpër shekuj thoshte Herbert: “Populli shqiptarë kurrë, as për një çast, nuk e ka humbur dijen për vërtetësinë e racës së vet”.
Edhe para shpalljes së konfesioneve (feve profetike) emrat e njerëzve shumë pak caktonin racën, etninë e tyre, meqë kryesisht ata pagëzoheshin (liheshin) në bazë të besimeve që kishin, pagane e të tjera.
Në mesjetë liturgjitë fetare bëheshin në gjuhën sllavishte dhe greke te ortodoksët, në gjuhën latine te katolikët, ndërsa te myslimanët, atëherë edhe sot bëhen lutjet për Perëndinë në gjuhën arabe. Prandaj edhe dominimi i gjuhëve në këto konfesione përcaktonin, të shumtën e rasteve, emrat e njerëzve varësisht nga besimet e tyre, por jo edhe emrat të etnisë së tyre.
Me ndërgjegjësimin ndaj çështjes kombëtare, zgjimit kombëtar, filluan të krijohen shtetet kombëtare, liturgjitë në gjuhën nacionale të këtyre shteteve, si dhe emrat me domethënie (me njohje të kuptimit të emrit nga gjuha që flisnin) në gjuhën e kombit të tyre.
Prandaj rilindësi ynë Naim Frashëri, duke parë që kombi i tij posedonte tri fe zyrtare, duke vërejtur që armiqtë përmes këtyre elementeve tentonin të asgjësonin racën, etninë, kombin e tij thoshte:
“Të jem vëllezër e miq të dashur. Se të gjithë jemi një fisë e një farë, kemi nji gjak e një gjuhë. Të mos themi kurrë, jam musliman, i krishter, ortodoks e katolikë, po vetëm shqiptarë. Të përpiqemi të gjithë për Shqipërinë, për shqiptarët e për shqi’pen,…”
Porosi universale (e përgjithshme) e rilindësit tonë të madh Naim Frashërit, për çdo kohë, e posaçërisht për kohën e tanishme, për të vepruar si trup i përbashkët në të mirë të kombit, e të shtetit, për t’i ndalur dashakëqijtë e çështjes kombëtare, që duan t’i copëtojnë heronjtë kombëtar, është i këtij apo atij konfesionit, s’është i etnisë sonë, është me origjinë sllave, si përket konfesionit tim e të tjera.
Duhet ta dinë disa grupe të gogla udhëheqësish të xhamive kishave katolike e ortodokse, para se gjithash duhet ta dinë ata pseudo-intelektual (të shitur apo të huaj), se heronjtë nuk janë pronë individuale as e grupeve të vogla fetare, e as e pseudo-intelektualëve që heronjtë tonë, simbolet tona na i bëjnë aq të pavlerë sa i hedhin herë në atë herë në këtë etni, simbolet kombëtare i vendosin, i heqin, i zëvendësojnë me të tjerë, duhet ta dinë që heronjtë, simbolet, gjuha janë pasuri kombëtare, pa dallim, e gjithë shqiptarëve, prandaj ato edhe janë të shenjta.
Nga ky numër i vogël dashakëqijve, mjerisht në raste kohore shpeshherë në majë të piramidës, vije në përkujtesë se duhet zhvilluar aktivitete përmes shoqatave kulturo-artistike në ndërgjegjësimin dhe zgjimin e mëtutjeshëm të çështjes kombëtare për t’i larguar armiqësitë nga trupi dhe mendja e trungut tonë.
Ndërgjegjësimi dhe zgjimi kombëtarë të bëhet përmes investimeve shtetërore të domosdoshme në veprimtarit ekonomike dhe kulturore, në mënyrë që, çdo i katërti fshat të ketë shoqëri kulturo-artistike për emancipim (edukimin) e rinisë në frymën kombëtare. Nuk ka zhvillim ekonomik pa sovranitet kombëtar, dhe e kundërta, s’ka sovranitet kombëtar pa zhvillim ekonomiko-shoqëror…
Përmes këtyre dy faktorëve themeltar qenia e jonë kombëtare s’do të shuhet kurrë, do të vetëdijesohet ndërgjegjja, zgjimi kombëtar shqiptar në piedestalin e duhur.