/2L ONLINE/ – Unë në këtë temë kam publikuar një numër simbolik të dokumenteve diplomatike të qeverive gjermanfolse të marrura në Arkivin Politik të Ministrisë së Jashtme në Berlin në Fondin: “Aktenserien Türkei 143 und Türkei 203 Nr.6”. Ambasadori austro-hungarez Markgraf Pavllaçin nga qyteti Pera (qytet në Turqi) ia dërgon një lerër kryeministrit gjerman më 3 janar 1907, ku thekson mendimet për fjalimet titanike që ishin bërë ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë të marrura nga telegrafi i Vjenës. Pra, ishte nënshkruar marrëveshja ndërmjet këtyre dy shteteve që, nëse ka ndonjë ndryshim në vendimet për Shqipërinë, të hiqet dorë nga pretendimet territoriale. Ambasada gjermane nga St. Petersburgu njofton qeverinë gjermane me përmbajtjen e bisedës së ministrit të Jashtem rus z. Sazanovit ku thotë se, Shqipëria s’ka zgjidhje tjetër, vetëm si autonomi nën sovranitetin turk, por shefi i ambasadës gjermane thotë se, “ne dyshojmë që Turqia e përkrahë të njejtën zgjidhje”. Sazanov thotë se “jam i sigurtë që Turqia e përkrah zgjedhjen e një guvernatori shqiptar, nën sovranitetin e saj” dhe në të njejtën kohë shprehë urrejtje shumë të mëdha ndaj shqiptarëve, duke thënë se të gjithë shqiptarët janë mbytës, vrasës, terroristë, prandaj mbytësi Esad Pasha ndoshta është i përshtatshëm për guvernaror të Shqipërisë. Shtetin shqiptar të fortë dhe të zhvilluar ai e sheh si të pamundshëm. Ambasada gjermane në Vjenë më 27 shtator 1912 ia dërgon një letër kryeministrit federativ gjerman Bethmann Hollweg, për referimin e vendimit të qeverisë austro-hungareze më 21 shtator, po të këtij viti. Graf Berchtold sqaron brengosjen në stafin e vet të besuar, për qëllimet e zgjerimit që kanë shtetet ballkanike. Ai e siguron Gjermaninë se Austro-Hungaria s’ka qëllime territoriale, por që s’mund të pranojë ekspansionizmin shokues serb në Ballkan.
Këtë punim e kam strukturuar me një hyrje në katër kapituj ku përfshihen ngjarjet historike nga Kongresi i Berlinit deri te Konferenca e Ambasadorëve në Londër.
Kapitulli i parë paraqet kundërshtimin e Fuqive të Mëdha evropiane ndaj Traktatit të Shën-Stefanit. Pas përfundimit të luftës ruso-osmane, Rusia orvatej të pavarësonte shtetet sllave nga Perandoria Osmane dhe t’i zgjeronte ato, si dhe të pushtonte Stambollin, në mënyrë që të merrte në shfrytëzim Ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve që ishin “çelësi i shtëpisë” për dominim botëror, ekonomik dhe politik. Këto ambicie të saj krijojnë situata në matjen e Fuqive të Mëdha në shekullin e XIX dhe në fillim të shekullit XX. Për të kundërshtuar Rusinë, Fuqitë e Mëdha thirrën një konferencë ndërkombërare në rishqyrtimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Roli i Gjermanisë për rishqyrtim politik të Traktatit ishte mjaft i madh. Kjo tregohet në vizitat e shpeshta që i bëri kryeministri rus Shuvalov, për një kohë të shkurtër më 9 maj dhe me 20 maj, kryeministrit federativ Bizmarkut në Berlin, për mbajtjen e një Kongresi me karakter ndërkombëtar ku do të shqyrtoheshin çështjet që dolën pas luftës ruso-osmane. Vëlimet politike filluan prej 3 marsit deri më 13 qershor të vitit 1878, ku edhe fillon punimet Kongresi i Berlinit. Kongresi i Berlinit përfundon punimet me 13 korrik, po të këtij viti, i cili ia doli të zhvlerësoi Traktarin dhe të pengoi luftën e menjëhershme në mes të Anglisë dhe Rusisë duke ia zgjatë jetën edhe për pak kohë osmanëve, por që më vonë do të vijë deri te Luftërat Ballkanike dhe ajo Botërore. Shqiptarët, me insistimin e Austro-Hungarisë në marrëveshjen e fshehët në Budapestit në fillim të vitit 1877, ishin hyrë në agjendën politike për formimin e shtetit të tyre, nëse shembët Perandoria Osmane. Pozita e shqiptarëve pas Kongresit të Berlinit u keqësua edhe më shumë, ata përkundër përpjekjeve që bënë për liri dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore të tyre, u ndanë padrejtësisht në katër shtete.
Në kapitullin e dytë përshkruhet ndikimi politik i Gjermanisë në rolin udhëheqës në Kongresin e Berlinit. Konfrontimi i Fuqive të Mëdha në Kongres ishte për zona të ndikimit që nuk u udhëhoqën punimet në Kongres në bazë të parimeve të lirisë së popujve, por nga interesat e tyre të veçanta që bënë konfrontime të thella ndërmjet tyre. Në rrethana të tilla nuk munguan organizimet e shqiptarëve për dërgimin e peticioneve, memorandumeve Fuqive të Mëdha si dhe në formimin e organizatave politiko-ushtarake, si ajo e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri te kryengritjet e armatosura për liri dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore të tyre. Në pamundësi të mbrojtjes nga agresionet e shteteve ballkanike, që ishin në përkrahje të Fuqive të Mëdha në bazë të vendimit të Kongresit të Berlinit, pasojnë shpërnguljet e shqiptarëve. Përmes dhunës, terrorit dhe mizorive që ushtruan shtetet ekspansioniste të Ballkanit ndaj shqiptarëve, ata (shqiptarët) me shumicë nga Serbia e sotme jugore u detyruan të shpërnguleshin më se 520 fshatëra. Mbetja e osmanëve në Ballkan (edhe se osmanët ishin në rrënim e sipër), ishte interes i Fuqive të Mëdha. Ndalja e okupimit nga shtetet sllave dhe ortodokse deri në bregdetin e Adriatikut ishte interes i përbashkët i Gjermanisë, Austrisë dhe i Italisë. Planet e Bullgarisë për një shtrirje shumë të gjerë u penguan nga Fuqitë e Mëdha.
Në kapitullin e tretë kemi një ndryshim të rrjedhës historike, e cila vije si rezultat i mospërfilljes së kërkesave të shqiptarëve për autonomi nga qeveria otomane si dhe Luftërave Ballkanike me osmanët gjatë viteve 1912-1913. Shqiptarët, edhe se ishin në gjendje shumë të pafavorshme ekonomike, arsimore dhe politike, arritën në përgatitjene e popullit për rrezistencë kundër pushtuesëve nëpërmjet Kuvendit të Pejës, të mbajtur në Pejë më 1899, hartimit të Memorandumit të Greçës të mbajtur më 1911, mbledhjes në Taksim më 1912 në një lagje të Stambollit për kryengritje në tërë viset shqiptare. Mospërfillja e kërkesave të kryengritësve nga qeveria osmane, bën që ata të marshojnë në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës më 12 gusht 1912. Me 14 tetor 1912 udhëheqësit e kryengritësve mbajtën mbledhje në Shkup ku i njoftuan Fuqitë e Mëdha se populli shqiptar po rrokte armët për t’i dal zot tërsisë tokësore për lirinë e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar i Vlorës në këto kushte të jashtëzakonshme, ende pa arritur përfaqësuesit e disa krahinave, më 28 nëntor shpalli Pavarësinë e Shqiprisë. Me rastin e këtij akti madhështor, populli shqiptar u ndie shumë i entuziazmuar.
Në kapitullin e katërt janë prezantuar vendimet e konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913), si dhe ndikimin austro-gjerman në zbatimin e këtyre vendimeve. Vetëm kur i kërcnoi Austro-Hungaria, malazezët më 14 maj të vitit 1913 hoqën dorë nga Shkodra dhe gjithashtu edhe serbët zmbrapësen nga porti i Durrësit. Kjo vërehet edhe në fund të shtatorit të vitit 1913, kur Serbia sulmoi Shqipërinë duke nxjerrë si shkak shpagimin ndaj grabitjeve të shqiptarëve në territorin serb. Austria lëshon thirrje diplomatike po edhe ushtarake për eleminimin e problemit serb. Gjermania tashmë ishte krejtësisht në përkrahje të Austrisë në favor të luftës “o tash o kurrë”, se ne duam rregullin dhe qetësinë atje. Me kërcënimin austro-gjerman dhe me organizimet politiko-ushtarake të shqiptarëve, Serbia u detyrua të tërhiqet. Me pëlqimin e Fuqive të Mëdha princ Vidi arriti në Shqipëri më 7 mars të vitit 1914, mirëpo nga krizat politike në Shqipëri dhe në Evropë, në shekullin e XX ai u detyrua ta ndërpriste punën, dhe të largohej pas gjashtë muajve, me 3 shtator po të këtij viti. /2L ONLINE/