“Përderisa të tjerët po festojnë, zjarrfikësit janë në detyrë. Këtë natë feste familjet e tyre po festojnë pa ta. Zjarrfikësit meritojnë kushte e pajisje më të mira, paga të dinjitetshme dhe respekt mbarëpopullor”, ka thënë Qëndrim Qerimi, kryetar i Rinisë Demokratike, dega në Gjilan.
Ai bëri me dije se bashkë me disa anëtarë të Rinisë Demokratike vizituan zjarrfikësit, me ç’rast i dhuruan edhe disa dhurata që pas orarit të punës të ua dërgojnë fëmijëve të tyre, pasi sonte nuk kishin mundësi të ishin me ta.
“Falënderojmë të gjithë stafin e veçanërisht Naser Ibishin për mikpritjen e diskutimin me ta”, ka thënë i pari i të rinjve të PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/