Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë, njofton të gjithë qytetarët dhe bashkëqytetarët tanë nga diaspora se Qendra për Shërbime me Qytetarë do të jetë në dispozicion edhe gjatë kohës së pauzës.
Ky vendim është marrë për shkak që sezona e veres ka më shumë fluks të qytetarëve tanë dhe bashkëqytetarëve nga diaspora.
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, inkurajon të gjithë qytetarët nëse hasin në parregullësi apo neglizhencë të shërbyesve civil në komunë, t’i paraqesin ankesat dhe vërejtjet në kutinë e ankesave të vendosur brenda objektit të komunës.