Qendra e kujdesit ditor “Pema” sot festoi gjashtë-vjetorin e themelimit të saj.
Krahas vështirësive që ka hasur gjatë këtij rrugëtimi dhe ballafaqim me shumë sfida, kjo qendër vazhdon punën dhe perkushtimin duke rritur edhe më shumë llojet e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe kategorive të tjera të cënueshme.
Në pervjetorin e gjashte të qendres se kujdesit ditor “Pema” në Gjilan, Vali Ranch ka shtruar drek për fëmijët dhe prindërit e kësaj qendre.
Po ashtu, Fehmi Ferati, pronar i Vali Ranch, në shenj mbeshtetje të kesaj qendre, çdo muaj ka ofruar nga 100 euro dhe drek për femijet ku çdo sherbim e kanë pa pagesë, perfshirë kalërimin dhe lojërat përkatese.
Po ashtu, këtë udhëtim e mundësoi kompania “Viktoria tours”, me pronar Mustaf Duboven, ku në bashkpunim me drejtorin e stacionit të autobusave, Avni Hajrullahu, ne çdo udhetim te fëmijëve, kanë ofruar transportin falas.
Shërbimet që ka ofruar kjo qendër janë: shërbime psiko-sociale, fizioterapi, logopedi, etj.