Lagjja Qendra i ka bërë pritje të ngrohtë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidates për Asamble nga radhët LDK-së, Teuta Suliqi, në garën e 17 tetorit.
Në emër të nëndegës Qendra ka folur Fatos Ramadani, i cili ka bërë të ditur se po bëhet punë e madhe në terren për ta bërë fitoren e madhe më 17 tetor.
“Në vendin ku po mbahet ky takim, në Çarshinë e Gjilanit, nuk mund të mos i themi faleminderit kryetarit Lutfi Haziri, i cili, përpos tjerash, e realizoi edhe këtë projekt madhështor, sikurse edhe projektet e zëvendësimit të gypave të asbestit, rrugët, trotuaret e ndriçimin”, ka thënë Ramadani.
“Besimin që ma ka dhënë gjithmonë Qendra, e ruaj si tepër të rëndësishëm. Ky besim i Qendrës dhe i tërë Gjilanit, më ka bërë më të përgjegjshëm në punë. Problemin e Mirushës këtu e kemi zgjidhur dhe tashmë ky vend do të emërohet si Çarshia e Gjilanit. Kjo zonë po integrohet në infrastrukturë me Kampusin e shkollave të mesme, me Stadiumin e qytetit, e me pazarin e ri. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient të hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/