Qendra Kulturore “ANAMORAVA” mori tri çmime në Festivalin tradicional “Tingujt e Vendlindjes” në Stagovë të Kaçanikut.
Qendra Kulturore “ANAMORAVA”, është prezantuar me program të pasur dhe repertoar shumë të pëlqyer nga publiku në Festivalin tradicional ,,Tingujt e Vendlindjes” që u mbajt në Stagovë të Kaçanikut.
Pas shumë performancave në festivale, koncerte e evente të ndryshme brenda dhe jashtë me karakter kombetar e ndërkombetar, ky ansambel arriti të i sfidoi dhe kësaj rradhe në Festivalin tradicional, QKA ,,Anamorava” dhe me performancën e saj, arriti të veçohet nga juria profesionale, e cila e shpërbleu me tri çmime kryesore të festivalit.
Çmimi i parë “Ansambli më i mirë i Festivalit”, çmimi “Vallja më e mirë tradicionale”, si dhe çmimi i “Instrumentistit më të mirë”.
Për sukseset e treguara në këto aktivitete ,drejtuesit e QKA “Anamorava” kanë falënderuar stafin e Ansamblit dhe njiherësh Institucionet komunale, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, për përkrahjen e parezervë.