Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot “Javën e infermierisë” me një ligjëratë mbi “Rolin e infermierisë në sigurimin e shëndetit”, të cilën e ka mbajtur trajnerja Fatime Bekteshi.
Basri Aliu-Drejtor i Shëndetësisë, falënderoi infermierët për kontributin dhe seriozitetin që tregojnë në punë, ndërsa dr. Vjollca Kadolli-Halili -drejtoreshë e QKMF-së, duke iu uruar javën e infermierisë tha se mbes me shpresë që puna juaj të vazhdojë në të njëjtin ritëm të përkushtimit dhe përgjegjësisë.
Përndryshe, kjo javë shënohet nga 5 e deri më 12 maj dhe është Javë ndërkombëtare.