Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, është bërë sot përurimi i fillimit të punës me rentgen digjital, pas përfundimit te procedurave te digjitalizimit te aparatit te rentgenit.
Ky projekt i cili kap vlerën 25.000 euro dhe është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.
Sot ne fillimin e punës prezent ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti , i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili para punëtorëve shëndetësor premtoi se do të jetë i përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes blerjes se aparaturave te reja, intervenimeve ne infrastrukture, me te vetmen arsye që qytetarëve të Vitisë të ju ofrohen kushte sa më të mira për marrjen e shërbimeve shëndetësore kualitative.
Gjithashtu ata vizituan edhe punimet që janë duke u kryera në renovimin e kuzhinës së QKMF-së, e cila pas rivitalizimit do të ofrojë kushte shumë më të mira të të ushqyerit për personelin shëndetësor që punon në këtë qendër.