Më 20 gusht, Qendra e Lëvizjes Vetëvendpsje në Gjilan shënoi 11 vjetorin e themelimit. Në takimin e organizuar për këtë çështje, para të pranishmëve folën Kryetarja e Qendrës së Vetëvendosje në Gjilan, Besa Baftiu, si dhe deputeti Albin Kurti.
Baftiu foli për sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo qendër pargjatë këtyre viteve të organizimit, si dhe për rritjen e vazhdueshme të Lëvizjes në këtë komunë, më theks të veçantë në muajt e fundit përgjatë rezistencës së vazhdueshme në kundërshtimin të proceseve të dëmshme nëpër të cilat po kalon Kosova.
Deputeti Albin Kurti shpjegoi historikun e zhvillimit të Vetëvendosje në Gjilan dhe Anamoravë. Ai foli për nevojën e mobilizimit të popullit për t’i bërë ndryshimet e domosdoshme në Kosovë, si dhe iu bëri thirrje aktivistëve gjilanas për angazhim maksimal për protestën e radhës të datës 1 shtator, ashtu që kjo protestë të jetë sa më masive.