Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” në Gjilan ka bërë me dije se ftesës së tyre për takim me këshillin e prindërve dhe prindërit nga shkollat fillore të klasave të 9-ta nga komuna e Gjilanit, iu përgjigjen në një masë të madhe prindërit.
Në një njoftim të skaj qendre thuhet:
Takimi e prindërve në Qendrën e Karrierës u shoqërua edhe nga këshillat e prindërve të shkollave përkatëse si dhe kryetares së këshillit të prindërve për Gjilan.
Takimi ynë me prindërit e shkollave fillore të klasave të 9-ta ishte mbështetur nga DKA-ja dhe drejtoresha znj.Albana Demiri, e cila ishte prezentë së bashku me prindërit në kuadër të realizimit të plan programit të Qendrës së Karrierës, i cili po përmbushet me një dinamikë të plotë nga këshilltarët e qendrës.
Drejtoresha Albana në fjalimin e saj shprehu kënaqësinë dhe entuziazmin mbi aktivitetet e Qendrës, e cila pa ndonjë hezitim premtoi se bashkëpunimi dhe mbështetja për Qendrën e Karrierës nuk do të mungon asnjëherë. Duke premtuar se çfarëdo sfide që paraqitet para nesh, do të tejkalohet në bashkëpunim të plot në trekëndëshin Qendër-shkollë-DKA.
Po ashtu drejtoresha Albana foli edhe per shpenzimet që ka bërë komuna konkretisht DKA ne investimet për hapjen dhe funksionalizimin e Qendra e Karrierës – duke u nisur prej përgatitjes së këshilltareve dhe koordinatoreve, trajnimin e tyre, shpenzimet e rrugës e deri më sot.
Drejtoresha foli edhe për aktivitetin e Qendrës së Karrierës që është në funksion të të gjitha shkollave e cila gjendet me lokacion në ShMT “Mehmet Isai”.
Prindërit u njoftuan nga afër dhe në pika të shkurtra me Qendrën e Karrierës dhe rëndësinë e saj që ka në orientimin e të rinjve në karrierë.
Duhet të kuptojmë se rëndësia e prindit është jetike në përcaktimin e fëmijëve në profesion, dhe orientimin e tyre në karrierë.
Koordinatorët e Qendrës së Karrierës:
Profesoresha Luljeta Huruglica – Shkodra, Profesoresha Afrime Sheqerolli – Shaqiri, Profesoresha Florida Bunjaku – Dërmaku, paraqiten para prindërve shërbimet që ofron Qendra e Karrierës si: Këshillim, trajnim dhe orientim në karrierë, kërkim për pune, praktikë, zhvillim profesional, Testime dhe vlerësime për nxënësit, mbështetje në përzgjedhjen profesionale, shpërndarja e njohurive etj.
Prindërit po ashtu vizituan edhe kabinetet e profileve të informatikës të shkollës ShMT “Mehmet Isai”.
Ku prindërit nga afër u njoftuan nga profesori Arben Ramadani mbi rolin dhe rëndësinë e tyre që ka sot teknologjia e në veçanti informatika.
Edhe drejtoresha e shkollës znj.Lumnije Tahiri prindërve të pranishëm ju drejtua me një fjalë mirëseardhje.
Po ashtu kryetarja e Këshillit të Prindërve në Gjilan znj. Natyra Robelli foli mbi rolin e prindërve në orientimin e fëmijëve në profesion.
Ne falënderojmë të gjitha pjesëmarrësit që vizituan sot Qendrën e Karrierës, duke ngritur domosdoshmërinë përmes vetëdijesimit se bashkëpunimi në mes Qendrës së Karrierës dhe prindërve është proces shumë i rëndësishëm, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/