Fushatës së nisur nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), dhe Komuna e Gjilanit, e cila e shpall vitin 2023/2024 si vit të disiplinës, Qendra e Karrierës i është bashkuar sot duke vendosur posterë në lokacione të ndryshme në Shkollën e Mesme “Mehmet Isai”, duke filluar nga hyrja e shkollës për të vazhduar nëpër korridoret deri te zyrat e Qendrës.
Sipas kësaj Qendre, nisma shumë e mirë e DKA-së që synon realizimin e objektivave për disiplinë në shkollat e komunës, do të përfshijë matjen dhe shkallën e dukurive negative, ndërhyrjen dhe parandalimin e tyre.
Bashkëpunimi me komunitetin, bashkëpunimi me prindërit dhe këshillat e tyre, pastërtia në hapësirat shkollore, kushte më të mira për punonjësit dhe nxënësit, etj.
Zbatimi i mekanizmave ekzistues për rregull dhe disiplinë në institucionet shkollore, si dhe krijimi i mekanizmave mbështetës për zbatimin e rregullave dhe disiplinës. në shkolla, thuhet në njoftimin e Qendrës. /2LONLINE/