Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, është transferuar te skuadra suedeze, Kalmar FF, nga skuadra e Skënderbeut.
Qendërmbrojtësi i Kosovës përfundoi sot testet mjekësore, për t’u prezantuar më pas te skuadra e re.
25-vjeçari ka bërë dy paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, para se t’i bashkohej Përfaqësueses së Kosovës, ku debutimin e tij e pati në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë ka bërë 13 paraqitje me ‘Dardanët’.
Aliti, që këtë edicion me Skënderbeun ka bërë 19 paraqitje në Kategorinë Superiore, u shpreh tejet i lumtur me kalimin te skuadra e re