Të zhytesh dhe pastaj të shtrihesh në rërë, të hapësh gropa, të ndërtosh kështjella, të luash në rërë me fëmijët, kjo është mënyra më e mirë për t’u argëtuar.
Jo vetëm për të vegjlit, por edhe të rriturit shijojnë pushimet në bregdet, por duhet patur kujdes para se të bëhet vonë.
Në rërë fshihen shumë gjëra që nënvleftësohen, të cilat mund të jetë shkaktare të shqetësimeve serioze.
Plazhet nuk janë vende të dezinfektuara, por vende plot plehra, të cilat fermentohen nga nxehtësia dhe bëhen vende që mbledhin baktere.
Një nga rreziqet është tetanosi, një sëmundje infective, pastaj plagosjet, gërvishjet, hepatitis viral, lëkura e dobësuar nga dielli, era, kripa, pezmatohet duke u mbuluar me gërvishtje të vogla të cilat shkaktohen nga kontakti me rërën.
Prandaj, rreziqet janë të shumta: mjafton një plagosje e vogël që të infektohesh. Për të shpëtuar nga raste të tilla, përdorni gjithmonë mbathje në këmbë, mbrohuni nga dielli dhe kujdes nga infeksionet kolektive.