Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, ka pranuar një donacion prej 80 pakove higjienike nga “Qatar Charity Kosova”.
Basri Aliu, Drejtor në Komunën e Vitisë, falënderoi këtë organizatë për ndihmën e ofruar e cila nuk është hera e parë që ju del në ndihmë qytetareve të kësaj komune.
Përndryshe këto ndihma kanë ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes të Komunës me këtë organizatë.