Partia për Veprim Demokratik ka përshëndetur zgjedhjet në degës së Preshevës duke i cilësuar si të suksesshme. Kjo parti e sheh të domosdoshme të paraqitet programi zgjedhorë i PVD – së që në epiqendër do ta ketë shpëtimin e Preshevës dhe në përgjithësi të Luginës së Preshevës.
I N F O R M A T Ë
Kuvendi zgjedhorë i degës së PVD – së së Preshevës i përfundoi me sukses punimet, me ç’rast pas analizës së situatës aktuale politike dhe paraqitjes së orientimeve themelore të aktivitetit të degës së PVD – së për periudhën e rëndësishme vijuese, u zgjodh kryesia e degës, kryetari, nënkryetari dhe sekretari i degës.
Në fjalën hyrëse, kryetari i PVD – së Riza Halimi i paraqiti sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në Serbi, e posaçërisht në Luginë të Preshevës si dhe angazhimet e PVD – së në drejtim të tejkalimit të gjendjes aktuale shumë të vështirë.
Në situatë kur PVD është opozitë në pushtetet lokale të Preshevës e Bujanocit, në parlamentin qendrorë, sikur edhe në Këshillin Nacional të Shqiptarëve, është e domosdoshme që urgjentisht të paraqitet programi zgjedhorë i PVD – së që në epiqendër do ta ket shpëtimin e Preshevës dhe në përgjithësi të Luginës së Preshevës nga gjendja aktuale katastrofale.
Për ta realizuar këtë objektiv madhor është e domosdoshme të identifikohen shkaktarët themelorë të kësaj gjendjeje, e që janë diskriminimi i rëndë shtetërorë por edhe udhëheqjet e papërgjegjshme, të paafta dhe të korruptuara të pushteteve lokale.
Meqë në formë perfide diskriminimi po ushtrohet me anë të Trupit Koordinues të qeverisë serbe, PVD do të vazhdojë me vendosmëri të kërkoj ndërprerjen e funksionimit të këtij organi të imponuar qeveritar, nëse nuk reformohet në frymën e marrëveshjes së vitit 2009, që ishte nënshkruar nga ambasadori i OSBE – së dhe përkrahur nga ambasadorët e SHBA – ve dhe Britanisë së Madhe.
Me këtë rast posaçërisht u potencua rreziku i dëmtimit serioz të interesave vitale të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës edhe për shkak të qasjes joserioze dhe të papërgjegjshme të udhëheqjes së KNSH – së posaçërisht tash kur po bëhen aktivitetet e fundit për hapjen kaptinave 23 e 24 për integrim në BE me të cilat duhet të garantohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat kolektive të pakicave nacionale në Serbi. Në këtë drejtim PVD shpreh gadishmërinë që në këto momente shumë të ndieshme ta ofrojë kontributin e rëndësishëm edhe me angazhimin e përfaqësuesve të saj në KNSH, edhepse janë të margjinalizuar totalisht nga ana e kryetarit të saj, por edhe drejtpërdrejt me përgaditjen e dokumenteve profesionale për institucionet e Këshillit të Evropës dhe të Unionit Evropian që janë të angazhuara në mbrojtjen e të drejtave të pakicave nacionale.
Në procedurën zgjedhore të zhvilluar në atmosferë demokratike u zgjodh kryesia e re e degës së Partisë për Veprim Demokratik me pjesmarrje substancionale të femrave dhe të rinjëve të parapara me ndryshimet e fundit të Statutit të PVD – së. Këto kritere u rrespektuan edhe në zgjedhjen me votim të msheft të kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të degës së PVD – së, të cilët në bazë të paraqitjes dinjitoze të programeve të tyre zgjedhore dëshmuan se PVD ka perspektivë të shkëlqyer në proceset vijuese me rëndësi jetike për Preshevën dhe Luginën e Preshevës.
Kryesia e degës dhe udhëheqja e saj e re menjëherë do ta fillojnë aktivitetin në përpilimin e programit për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe për caktimin e kandidatëve për këshilltarë në bazë të propozimeve të nëndegëve të PVD – së. Në procedurat e përpilimit të listës zgjedhore të PVD – së përveç kritereve të deritanishme lidhur me përgaditjen profesionale dhe politike të kandidatëve për këshilltarë do të kërkohet edhe deklarata e nënshkruar nga kandidatët që janë të gatshëm t’ia dorëzojnë mandatin e fituar në bazë të rradhitjes në listën zgjedhore atyre kandidatëve që kanë arritur rezultat më të mirë zgjedhorë.
Në këtë Kuvend zgjedhor u hap debati edhe lidhur me çështjen se a duhet para zgjedhjeve në kuadër të fushatës zgjedhore të paraqiten kandidaturat për kryetar komune në emër të PVD – së. Në debatin e zhvilluar deri më tani mbisundon mendimi se mund të paraqiten kandidatët me projektet e tyre, edhe publikisht, njësoj si në rastin e kandidatëve për kryetar të degës së PVD – së. Mirëpo do të jetë me rëndësi të posaçme që në procedurën e përcaktimit të kandidatit definitiv për kryetar komune të arrihet koncenzus brenda degës së PVD – së.
Këshilli për Informim i Partisë për Veprim Demokratik