“Kujdesi për jetën njerëzore, lumturinë dhe mosshkatërrimin e tyre, është i pari dhe i vetmi qëllim i qeverisjes së mirë” Th.Jefferson.
Arzie Nuhiu
Shoqëritë, komunat dhe vendet udhëhiqen nga pushtetet që në përiudha të caktuara marin mandate për të udhëhequr, zhvilluar e ndërtuar, institucionet e vendin, për të cilat qytetarët u japin besimin.
Individët, shtresat e shoqërisë të quajtura qytetarë disa më shumë e disa më pak, përcjellin dhe vëzhgojnë aktualitetin dhe punën që bënë ose nuk bënë mandatari ( i zgjedhuri). Pra, në shoqërinë tonë kemi qytetarë aktiv dhe qytetarë indiferent.
Përvojat e shumë vendeve flasin se, në ato vende ku qytetaria është aktive, pushteti detyrohet të realizojë nevojat dhe kërkesat që paraqiten nga qytetarët për mirëqenie, ekonomi stabile dhe zhvillim.
Lidhja e qytetarit me pushtetin duhet të jetë kërkuese, insistuese, e jo vetëm dhuruese atëherë kur kërkohet besimi i tyre. Qytetari pashkëputshëm duhet ta mbajë lidhjen me udhëheqjen në realizimin e nevojave të komunitetit.
Mos puna, mos rezultati i pushtetit për të cilën është zotuar, nuk duhet ta bëjë qytetarin të shkëpus marrëdhëniet me ata të cilët përmes votës së tij ia ka dhënë mandatin përfaqësues dhe udhëheqës.
Prandaj, nisur nga këto parime,
Komuna jonë ka nevojë për qytetari aktive;
qytetari aktiv, të kërkojë të dijë se si qeveriset çdo ditë, si trajtohen dhe shpenzohen mjetet e tija të cilat përmes taksave shndërrohen në buxhet,
të kërkojë të diji se si bëhen kriteret në punësime,
të kërkojë të dijë se si vihen në prioritet projektet e caktuara,
të kërkojë të jetë pjesë e planifikimeve e projekteve… e për shumë rregulla të tjera qeverisëse.
Me këtë insistim, qytetari e vetëdijëson pushtetin dhe e vë në detyrim të plotë , për obligimet dhe detyrimet që ka para tij.
Në momentet kur qytetari është kërkues dhe insistues, domosdoshmërish e detyron pushtetin dhe i rikujton se kush e solli në mandate dhe kush mund t’ia merr mandatin.
Qytetari në komunën tonë duhet t’i dallojë rezultatet nga retorika për të kërkuar llogari dhe shtuar ndjenjën e përgjegjësisë që ka pushteti ndaj qytetarit. Forca e qytetarisë aktive, duhet t’i bëjë me dije pushtetit në komunën tonë se nuk është i pazëvendësueshëm.
Pushtetet janë të ndërrueshme, por qytetari mbetet i përhershëm!
/autorja është juriste, anëtare e kryesisë së degës së PDK-së – Gjilan/