Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ka mbajtur takim me të gjithë akterët përkatës për të diskutuar për përfundimin e të gjitha procedurave për fillimin e ndërtimit të bulevardit të qytetit.
Në këta takim morën pjesë zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit, përfaqësues nga ZIMB, përfaqësues nga kompania projektuese si dhe akterë të tjerë.
Kryetari Kastrati ka thënë se pas punëve nga plani dinamik i planifikuar, qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë havësirat e bulevardit.
“Pas përfundimit të gjitha procedurave, punimet për ndërtimin e bulevardit të qytetit fillojnë më datën 15 maj. Sot patëm një takim me gjithë akterët përkatës, për të diskutuar edhe disa çështje të fundit deri në fillimin e punëve. Pos menaxhimit të pandemisë, angazhimi ynë për mbarëvajtjen e projekteve është i përditshëm. Qytetarët tanë do mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e bulevardit, pas punëve nga plani dinamik i planifikuar”, ka thënë ai.