/2L ONLINE/ – Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës Venera Dërmaku Rexha, ka bërë të ditur se punimet finale në palestrën e sportit rifillojnë nga dita e hënë e javës së ardhshme nga kompania kontraktuar, ndërsa në vjeshtën e këtij viti palestra sportive do të jetë e gatshme për aktivitete sportive.
Ajo me ç’rast edhe e falënderoi MKRS-në për mbështetjen e dhënë në realizim të këtyre punimeve në këtë objekt kapital për Komunën e Kamenicës. Aftësimi i këtij objekti, do t’i gëzoj sportistët, dhe dashamirët e sportit në komunën tonë, ka thënë ajo.
Përndryshe, ditë më parë në Kamenicë ka qëndruar edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Refki Osmani, i ngarkuar me punimet rreth fazës së përfundimtare të ndërtimit të palestrës së sportit në Kamenicë./2L ONLINE/