DYLON

Nuk e gënjejmë dot epshin (poezi)

Avatar photo Redaksia

Nuk e gënjejmë dot epshin

Mehmetali Rexhepi

EkoHigjiena

cipeve të buzëve
të rrjedhin pika rrëshire
tis vese syrit
mëngjes i solle fytyrës sime
e gjithë thesarin
madje
tëhollimin e talentit
për grackën e bukur të natës
reja e shtrirë e velit fsheh
mbështjell tylin përgjërues
as vola as fshive vesën
e thesarit të lëngshëm

*
u veshëm
me shqisën e lëkurës langore
të gjitha kokrrat
i hodhëm në një ngastër pjellore
hajni e pa trajtë hyri mes nesh
dhe lëpin e lëpin njelmët
këmishën e larë të politesës

*
je dhe jam gënjeshtar
se vola dhe fshive vesën
këmishën e larë
atë këmishë të politesës
s` mund ta kesh të bardhë
se majat tua mjaltore
i japin flakë shkrepës
mandej do ta varësh për tu tharë
në bisqet e avujve të shqisës

*
je dhe jam gënjeshtar
këmishët epshit
dot s`ia kemi larë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.