/2L ONLINE/ – Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM), më datën 31 Tetor, 2016 në Kamenicë ka mbajtur punëtorinë mbi hartimin e Planit të Veprimit të Komitetit për Iniciativë, në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte rritja e angazhimit të anëtarëve të komiteti/komisionit për iniciativë, akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në hartimin e planit të veprimit për Komitetin për Iniciativë për periudhën vjetore 2016/2017. Gjithashtu, të pranishmit u njoftuan projektin në përgjithësi si dhe rëndësinë e tij.
Si rezultat i kësaj punëtorie, është hartuar versioni i parë i planit të veprimit i cili shumë shpejtë me ndihmën e konsulentit nga ana e NOPM-së, do të ri-shikohet, finalizohet dhe aprovohet. Gjithashtu, me këtë rast, gjatë punëtorisë është zgjedhur edhe kryesia e komitetit/komisioni për iniciativë.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë anëtarët e komitetit për iniciativë, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunal, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave, qytetarë, etj. Në total kanë qenë rreth njëzetë (20) pjesëmarrës, prej tyre dhjetë (10) meshkuj dhe dhjetë (10) femra. /2L ONLINE/