Shoqata e të drejtave të pacientëve në Kosovë-PRAK, ka zhvilluar puntorinë e parë me qytetarë (Fletnotimi Komunitar) për vlerësimin e shërbimeve shëndetësore në Komunën e Kamenicës.
Në këtë puntori u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Kamenicës për të mar shërbime shëndetësore, cilësore dhe të sigurta.
Gjatë diskutimeve u tha se qëllimi i këtij projekti është i fokusuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, dhe që qytetarët/pacientët të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore që u ofrohen atyre.
Projekti “Rrugëtimi i grupeve të cënueshme nëpër shërbimet shëndetësore”, realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Përendimor i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuar për Zhvillim(UNDP).