Organizata jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë”, ka mbajtur punëtorinë e dytë me anëtarët e shoqërisë civile dhe mediat lokale.
Projekt menaxheri i OJQ DardanaPress, Sherafedin Vranja ka thënë se qëllimi i punëtorisë se dytë është dizajnuar për të ofruar dije dhe njohuri praktike, për mjetet në dispozicion tëmedias dhe shoqërisë civile, për kërkim të llogaridhënies dhe avokim.
“Organizimi i kësaj punëtorie ishte që të bëhet aktivizimi OJQ-ve lokale për të monitoruar tenderët në nivel komunal, aftësimi i OJQ-ve që të analizojnë gjetjet nga tenderët, dhe të zbulojnë keqpërdorimet potenciale në prokurimin publik, duke u mbështetur drejtpërdrejt nga lehtësuesit e angazhuar. OJQ-të, mediet lokale duhet të jenë të afta të përgatisin dhe publikojnë raporte mbi gjetjet e tyre gjatë monitorimit të prokurimit publik në nivel lokal”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit u njohën me avokimin dhe formulimi i strategjisë avokuese, krijimi i materialeve dhe aktiviteteve efektive avokuese, si përdoren mjetet e komunikimit, avokimi në media.
Në këtë trajnim morën pjesë organizatat e Shoqërisë Civile dhe mediave lokale.
Ky trajnim është realizuar në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES. /2LONLINE.com/