Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) si pjesë të projektit “Mbështetja e komunës së Gjilanit për të zhvilluar planin komunal tre vjeçar të veprimit në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve”. ka mbajtur punëtorinë dy-ditore me grupin punues për hartimin e planit të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Gjatë kësaj punëtorie dy-ditore u punua rreth procesit të vetëvlerësimit, mjet ky që adreson mënyrën se si komuna përpiqet t’i përgjigjet nevojave të caktuara të fëmijëve, si i bën politikat, strategjitë dhe planet, si punon me komunitetet, si e trajnon stafin dhe si e informon shoqërinë civile. Ky mjet do të ndihmojë komunën që ti kushtoj rëndësi të veçantë të drejtave të fëmijëve si dhe të reflektojë rreth asaj se si të përmirësohet qeverisja për fëmijët. Pas përfundimit të vetëvlerësimit, NOPM do të filloj me punëtoritë e radhës për finalizim të planit të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve sociale me theks te veçante ndaj mbrojtjes dhe te drejtëve te fëmijëve, përfshirjes se fëmijëve dhe publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.
Ky projekt përkrahet nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga BE dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.