DYLON

Rrahman Ademaj fitues i Turneut të Pingpongut “Flakadani i Karadakut 2018”

Rrahman Ademaj fitues i Turneut të Pingpongut “Flakadani i Karadakut 2018”
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e përbashkët të Federatës së Pingpongut të Kosovës, të DKRS-së nga Komuna e Vitisë dhe të Klubit të Pingpongut “Vitia” është mbajtur në Viti, Turneu i Pingpongut “Flakadani i Karadakut”.

Rrahman Ademaj nga Klubi i Pingpongut “Elting Dardania” nga Prishtina u shpallë fitues i këtij turneu kurse vendin e dytë e zuri Mentor Shabanaj nga Klubi i Pingpongut “Ahmet Hoxha” -Ferizaj ndërsa vendin e tretë e mori Kreshnik Mamutaj dhe Fati Karabogjaku.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në fund të këtij turneu ndau një falënderim për Federatën e Pingpongut të Kosovës për kontribut të veçanet në bashkë organizimin e garave me klubin e Pingpongut “Vitia”. Përndryshe në këtë garë kanë marrë pjesë 14 klube nga vendet e ndryshme të Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.