/2L ONLINE/ – Punëtorët e bibliotekës së qytetit “Fan Noli” të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Qazim Azizi, vizituan muzeun Rajonal dhe Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Gjilanit. Për muzeun, eksponatet e grumbulluara deri m tani, u folën zyrtarët e QRTK-së Ismet Tafili dhe Sherafedin Kadriu.
Edhe pse muzeu nuk është funksionalizuar plotësisht ai është pajisur mjaft me artefakte të rajonit tonë, nga periudhat të ndryshme kohore.
Vizitorët u shprehën të kënaqur me grumbullimin e eksponateve dhe ekspozimin e tyre. Përndryshe, muzeu është në nismë të veprimtarisë së tij, ndërsa një organizim dhe sistemim i eksponateve pritet të bëhet në të ardhmen e afërt.
Me këtë rast, punëtorët e bibliotekës Fan S. Noli i dhuruan QRTK-s 2 libra: Monografia e Bibliotekës Ndërkomunale “Fan S. Noli” të Gjilanit 1999-2005 dhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish Jugosllavi, në mbarim të Luftës s Dytë Botërore si dhe një doracak për Bibliotekën Publike Rajonale të Gjilanit. /2L ONLINE/