TRT Sport raporton se Galatasaray do t’i paguajë Rizesporit 3.5 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi pritet shumë shpejt që t’i bashkohet Galatasarayt nga Rizespori, gjersa besohet se është arritur marrëveshje në mes të dyja klubeve.
Muriqi do të përfitojë një pagë prej 2.2 milionë euro në sezon, ndërsa prezantimi i tij mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.
Sulmuesi shtatgjatë me transferimin te Galatasaray do të shënojë edhe një hap të madh në karrierën e tij, pasi do të luajë për njërën ndër skuadrat më të mëdha në Superligën turke.
Sulmuesi shqiptar ka lënë pas vetes një sezon të mirë duke shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime për klubin nga Superliga e Turqisë.