Publiku është suprizuar pasi nuk ka pritur që të zbulohen bolidët e gjeneratës së re të Formula 1 jo para datës 20 shkurt. I pari i cili ngre perdet për dashamirësit e makinave të shpejtësisë është ekipi Williams.
Me prezantimin e dizajnit të ri, bijën në sy ndryshimet në aerodinamik, goma më të gjëra dhe pamje më agresive.
Vetura e Fellipe Massa dhe fillestarit të ky ekip Lance Stroll siç është pritur nuk ka ndryshuar ngjyrë që nga 2009, megjithatë skuadra shpreson të afrohet pranë vende të lartë në sezonin e ri të 2017 të cilat do të fillojnë në fund të marsit, si rezultat i reformës në performancë.
Si rezultat i ndryshimeve të rregullave që do të aplikohen nga sezoni i ri, bolidët do të jenë për 20 centimetra më të gjerë që do të siguroj prodhim më të madh në asfalt. Pritet që këto ndryshime në shteg të sjellin 5 sekonda avantazh për dallim nga gjenerata e kaluar e Formula 1.