(2L ONLINE) – Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve , duke vlerësuar gjendjen në Universitetin e Prishtinës dhe mos ndërmarjen e hapave nga Këshilli Drejtues i UP-së, i drejtohemi me letër të hapur Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjegjësisht Ministrit Ramë Buja, që në bazë të kompetencave ligjore, të ndërmarrë hapa konkret dhe të shpejtë që i përgjigjen kërkesës së Parlamentit Studentor të UP-së, duke mos reflektuar politkisht në këtë çështje.
Kështu ka thënë Irfan Veseli, kryetar i PSUP-së për ët shtuar se Parlamenti Studentor, konteston zgjedhjen e Rektorit të ri të UP-së për shkak të instalimit të standardit të dyfishtë nga Këshilli Drejtues i UP-së në raport me revistat “fiktive”. Nga kjo situatë PSUP-ja mendon se Rektori i jashtligjëshëm, nuk mundë të ofrojë kapacitetet e duhura menaxhuese në ngritjen e cilësisë dhe kualitetit të studimeve, pasi që edhe emri i tij gjendet në revista “fiktive”.
“Gjithashtu kontestojmë mënyrën e zgjedhjes së Rektorit të ri, pasi që si anëtarë i Këshillit Drejtues në votim mori pjesë edhe “Baxhanaku” i Rektorit të sapo zgjedhur, Rektor i cili tenton të luftojë nepotizmin në UP. Nga kjo rrjedh edhe fakti tjetër në shkeljen e statutit të UP-së, neni 20, pika 4, e cila thot se për zgjedhjen dhe shkarkimin e Rektorit të UP-së, duhen shumica e kualifikuar e 2/3 të votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Rektori i sapozgjedhur, ka vetëm 5 vota që duke u bazuar në statutin e UP-së, nuk përmbushë 2/3 e votave. PSUP, vë në dyshim se si një Rektor i zgjedhur jashtligjëshëm, mundë të punojë pa shkelur normat juridike, bazë e funksionimit të një institucioni”, ka thënë Veseli.
Sipas tij, Parlamenti i Studentëve i UP-së, bënë thirrje pushtetit dhe partive politike që të qëndrojnë larg Universiteit, dhe të mos përkrahin veprime të jashtëligjëshme. Gjithashtu bëjmë apel te të gjitha organizatat studentore si ato satelitë të partive politike, dhe atyre në nuk kanë kaluar pragun për të qenë pjesë e Parlamentit të Studentëve, e rrjedhimisht të përfaqësojnë studentët, që të përmbahen nga deklaratat politiko/partiake që kanë të bëjnë me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, sepse nuk e kanë legjitimitetin e studentëve.
“Parlamenti i Studentëve, me të gjitha organet që funksionon në bazë të statutit të UP-së, pret përgjigjen e shpejtë të institucioneve kompetente, në të kundërtën do të ndërmarrë edhe hapat tjerë për të kundërshtuar në mënyrë të fuqishme zgjedhjen e jashtëligjëshme të Rektorit të UP-së. Njëkohësisht do të dërgojmë në përgjegjësi anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, para organeve që i kanë zgjedhur ata, ka thënë Veseli. /2L ONLINE/