Sporti, kultura dhe aktivitetet tjera gjithherë janë në funksion të zhvillimit ekonomik, sepse një vizitor më shumë do të thotë potencialisht një klient më shumë në treg.
Shkruan: Arben Dubova
Ky koncept nuk po përfillet në derbin tonë lokal në futboll (Gjilani – Drita), të cilin po ia dhurojmë Prishtinës, duke hequr dorë nga komercializimi i sportit, parim ky themelor në botën kapitaliste.
A nuk bëjnë gara të fuqishme shtetet e botes që t’i organizojnë eventet sportive e kulturore në vendet e tyre? Pse e bëjnë këtë?
Sigurisht jo për pasion sportiv apo kulturor, por me qëllim të ofrimit të mundësisë bizneseve të tyre që të qarkullojnë më tepër gjatë këtyre ngjarjeve.
Gjilani ka hequr dore nga ky parim dhe për mua është tejet e çuditshme se kush e plasoi këtë ide të çuditshme dhe të dëmshme ekonomikisht.
Po të mundja, të gjitha lojërat e kampionatit do t’i zhvendosja në Gjilan, e që të luhej derbi ynë lokal në një qytet tjetër as që do të bëhej fjalë sikur të mendohej ekonomikisht.
Pikërisht këto klube sponsorizimin e kërkojnë nga bizneset e Gjilanit, ndërsa klientët tani ia japin bizneseve në Prishtine. Absurd i llojit të vet!!!
Këtu do të duhej të reagonte drejtoria e zhvillimit ekonomik dhe ajo e kulturës sepse fundja ato drejtori këtë funksion kanë, të nxisin dhe zhvillojnë ekonominë lokale, por jo të Prishtinës, atë të Gjilanit.