Djersitja është një proces shumë normal dhe i natyrshëm i organizmit tonë.
Ekzistojnë disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë.
Disa nga këto arsye janë:
Gjëndra tiroide– hiperaktiviteti i gjëndrës tiroide mund të jetë shkak i djersitjes së tepërt. Në këtë rast metabolizmi fillon i përshpejton proceset e tij.
Sëmundjet kronike- sëmundjet e zemrës apo mushkërive mund të jenë një arsye tjetër që ju djersiteni shumë. Vështirësitë, që trupi ka ne funksionimin normal, shkakton faza djersitjeje të mëdha.
Hiperhidroza– është një arsye tjetër që shkakton djersitjen e tepërt. Në këtë rast gjëndrat e djersitjes janë shumë aktive dhe prodhojnë djersë vazhdimisht.
Një nga mënyrat e duhura për të shmangur djersitjen e tepërt është përdorimi i ushqimeve të duhura, duke përfshirë perimet, vajin e ullirit, bananet, frutat si dhe në përgjithësi ushqimet që përmbajnë fibra dhe vitamina.