A mund të parashikoni me saktësi vendndodhjen e akneve tuaja të ardhshme, ashtu sikur cikli juaj menstrual? Nëse po, atëherë ne ndjejmë dhimbjen tuaj. Për fat të mirë, mund të ndërmerrni hapa për të ndryshuar këtë cikël vicioz të akneve frustruese, thekson Joshua Zeichner, drejtor në klinikën dermatologjike në spitalin e New York City. Ja se çfarë ju nevoitet të dini në lidhje me paraqitjen e akneve në fytyrë dhe si ti eliminoni më mirë.
Këto akne mund të jenë lloje të cistave
Aknet e brendshme që vetëm fryhen dhe asnjëherë nuk dalin në sipërfaqe (këto njihen si akne cistike), njihen si lloj i akneve që paaraqiten çdoherë në vendin e njejtë, thekson Zeichner. Këto zhvillohen nën pore dhe fryhen në varësi të sasië së yndyrës që prodhohet në lëkuurë.
Si të veproni: meqenëse aknet cistike ndryshojnë strukturën e lëkurës suaj, nuk ka asnjë mënyrë për ti hequr qafe ato, thekson Zeiichner. Kjo do të thotë se duhet të prisni deri sa të takoni dermatologun tuaj për t’iu ndihmuar t’i hiqni qafe këto akne. Mjeku mund të ju jap kortizon nëse keni pak akne, mirëpo në rastet më të rënda mund të ju përshkruajë ilaçe për shërimin e tyre.
Prekja e akneve mund të paraqes problem
Nëse sapo keni shtrydhur një puçërr me lëng të bardhë, ka gjasa që brendia nuk është hequr mirë, që nënkupton se mund të infektohet sërish. Kështu aknet mund të irritohen edhe më tej dhe të përflakin lëkurën tuaj.
Si të veproni: që të parandaloni bllokimin e poreve përsëri, Zeichner rekomandon përdorimin me trajtim të acidit salicilik, për të eliminuar yndyrën e tepërt. Gjithashtu mund të përdorni në zonën e prekur produkte që përmbajnë benzoyl peroksid, që ndihmon në eliminimin e bakterieve që gjenden në fytyrë.
Aknet mund të jenë si pasojë e shprehive të pista
Prekja e fytyrë me duar të pista apo të palara në të njejtin vend për disa kohë me rradhë, mund të infektojë dhe irritojë lëkurën duke rezultuar në paraqitjen e akneve, përshkruan mjeku Zeichner.
Si të veproni: përveç që nuk duhet të mbani duart në fytyrë (që e dimë se është vështirë), Zeichner rekomandon përdorimin e produkteve me bazë acidi, për të mbajtur këto zona të pastra si dhe inkorporimin e benzoyl peroksidit në rutinën tuaj për të eliminuar të gjitha bakteriet.
Aknet e ciklit menstrual nuk paraqesin një mit
Gajtë ciklit menstrual ka mundësi që gjysma e fytyrës suaj të mbushet me akne dhe kjo vjen si pasojë e ndryshimit të hormoneve.
Si të veproni: Zeichner rekomandon përdorimin e pastruesve të fytyrës me bazë acid salicilik, një javë para ciklit tuaj menstrual, në mënyrë që të largoni yndyrën e tepërt nga poret..,