Pse e gjithë kjo panik te partitë tjera kur përmendët PDK-ja apo Kadri Veseli?! Unë e kam të qartë por se kuptoj logjikën shterpe të partive që tani u ka ra ndërmend se Kosova kishte një të kaluar të ndritshme por edhe një luftë çlirimtare.
Nga: Izmi Zeka
PDK-ja ka ruajtur kohezioni politik e kombëtar dhe nga ky sens qasja jonë ishte dhe mbetët për një shtet ligjor, pa korrupsion dhe drejt integrimeve evropiane. Amerika si shtet mik I yni dhe I shqiptarëve në përgjithësi është pa alternativë edhe në proceset e mëtutjeshme. Garës askush nuk duhet ti frikohet as edhe kur humbjen e sheh pran.
PDK-ja ka histori shtetëror dhe si e tillë edhe në këto zgjedhje do të legjitimohet si parti e cila bëri historinë e Kosovës por edhe zhvillimin e saj. PDK-ja formësimin e shtetit e sheh si rrugëtim të saj historik. Këtu është dallimi nga të tjerët.
Motoja Dekada e Re e promovuar nga Kryetari Veseli është platformë me te cilën ka filluar ndryshimi i mendësisë zhvillimore dhe në vete ngërthen edhe nevojën për ndryshime sipas lëvizjeve politike sipas nevojave shtetërore dhe shoqërore.
Shteti është evolutiv që nënkupton kon centrim i vizionit politik dhe strategjik në dimensione të ndryshme dhe kjo jep një energji pozitive për PDK-në. Pra ne hyjmë në këto zgjedhje si fitues dhe perspektivë e një vizioni të ri për shtetin e Kosovës.
Ne si PDK nuk kemi rrugë të tjera apo alternativa të tjera sa i përket shtetit të Kosovës, zhvillimit të tij, luftimit të korrupsionit, hapjen e vendeve të punës me një fjalë Kosovën të integruar në Evropën demokratike.
Për ne nuk ka zëvendësim miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka zëvendësim e kaluara e jonë e lavdishme Nuk ka zëvendësim qytetari dhe mirëqenia e tij. Nuk ka zëvendësim ideja e politik bërjes në koherencë me interesat nacionale Të gjitha këto tani janë mishërim i të djeshmes dhe të ardhmes së Kosovës.
Të tjerët vetëm bëjnë sehir dhe presin mos po u sjell “zoti” ndonjë dhuratë nga qielli Sikur dje me Hashim Thaçin që ëndrrat u bënë realitet sot me Kadri Veselin do të jemi vullneti i qytetarëve të Kosovës. Ju merruni me neve kurse ne merremi me Kosovën dhe jetën e saj