Dëshmitar të jetës së përditshme jemi ne qytetarët që përballemi cdo ditë me kërkesat e ndryshme që na e sjellë jeta!
Për ti kaluar këto sfida më lehtë duhet të ndihmoj edhe Komuna pasi që jemi tatimpagues të rregullt dhe kërkojmë të na kthehen ato në gjëra të nevojshme për një jetë normale.
Shkruan : Arijeta Rexhepi, kandidate për Asamblenë komunale në Gjilan
Gjerë më tani , plot 18 vite, pamë, përjetuam gjëra nga më të ndryshmet në qytetin tone, duke filluar nga mbeturinat që na rrethojnë, era e lumenjëve që kundermojnë, vërshimi nga uji në rrugët e qytetit nga një reshje shiu, shtrim të rrugëve me asfalt që prishen ende pa u kryer, përurime të shkollave të reja por nëse bie shi pikë uji nëpër klasa, pranim të punëtorëve vetëm me libreza partiake, këmbime të pronave të komunës që ju ofrohen vetëm personave të afërt politik, subvencione në bujqësi vetëm personave të afërt me pushtetin, mungesa e barërave esenciale në shëndetësi, bile në disa ambulanta ka edhe mungesë të mjekëve, e shumë gjëra të tjera ku secili qytetar i ka kuptuar padrejtësitë që ndodhin këtu.
Të gjitha këto e shumë të tjera që nuk u përmendën kanë vështirësuar jetën e banorëve të Gjilanit, gjëra të cilat nuk ndryshuan asnjëherë. Edhe pse qeverisën me Gjilanin grupe të ndryshme politike gjendja mbetej e njejtë, e në disa sfera vetëm çka u përkeqësuan edhe më shumë.
Për një të ardhme më të mirë për ne e për fëmijët tanë tani është koha e ndryshimit, ku me votën tuaj për LV-në, Gjilanin do të ua kthejmë qytetarëve.
Ne ,aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të mbrojmë interesat e qytetarëve duke i kryer punët si duhet, si e meritojnë ata, do të përmirsojmë gjendjen në shëndetësi e në shkolla. Të gjitha këto do ti arrijmë me besimin e qytetarëve sepse këto ndryshime mund ti sjellë vetëm LV, së bashku me kandidatin e saj për kryetar Sami Kurteshi.
Me mendje e me zemër për Gjilanin.
sponsorizuar Arijeta Rexhepi