“Të kuptuarit është më e thellë, se sa të njohuri. Ka shumë njerëz që na njohin, por shumë pak që na kuptojnë”. Nga kjo thënie nxjerrim edhe përfundimin se pse duhet të fitoj +4 Luta.
Shkëlqim N Ramadani
Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Komunës së Gjilanit, është pikërisht njeriu që identifikohet me mushkëritë e Gjilanit dhe Anamoravës, pa të cilat do të na zihej fryma, siç e përjetuam ngulfatjen në dy mandatet e qeverisjes së PDK-së.
Lutfi Haziri është njeriu që na njeh dhe kupton. Karizma e tij i tejkalon kufijtë kosovar e shqiptar, sepse u shkollua me birin më të madh tè historisë sonë, Presidentin Historik Ibrahim Rugova. Atë, që e zgjodhi dhe i besoi President Ibrahim Rugova, meriton të jetë i zgjedhur në instancat më të larta vendore dhe ndërkombëtare, e le mē në një Komunë, e cila e njeh Luten për birin e saj besnik e punëtor.
Luta nuk është hakmarrës, ua njeh meritat të gjithëve pa dallim partiak a fetar. Nëse i kthehemi qeverisjes se kaluar, kur nga të gjitha shkollat fillore e të mesme ishte vetëm një drejtor i LDK-së, sot janë mbi 50 % të tyre, që u takojnë subjekteve tjera, tē cilët Luta i zgjodhi, apo ua vazhdoi mandatet.
Edhe rekrutimin e mësimdhënësve ua besoi zyrtarëve të DKA-së, që ishin nga radhët e PDK-së. Dhe jo vetëm kaq, por edhe për mësimdhënës më të mirë propozoi asamblistin e Vetëvendosjes.
E, sa për projekte të mos flasim. Atë që s’e arrin kush tjetër, Luta e bënë sa hap e mbyllë sytë…
Lutfi Haziri, apo siç njihet tani në Gjilan e Kosovë si +4Luta, di të çmoj e respektoj secilin, të varfëritë e të pasurit, fëmijët e të rriturit, skamnorët e jetimët, punëtorët e afaristët, di të organizoj Gala Mbrëmje dhe të ndërtoj shtëpi për nevojtarët…
Thjesht, lumi ndalet, por Luta s’ka të ndalur.
Gjilani pa Luten do të ishte i vdekur nga zorra qorre, sepse gjithçka qe bllokuar, vetëm sa s’kishte pëlcitur nga 9.000.000 euro borxhe nga qeverisja e kaluar! Por, menaxheri i lindur, e i rritur me para gurbetçari , menaxhoi si duhet dhe Gjilanin e shpëtoi pa skalper, për ta shndërruar në një kantierë ndërtimi dhe zhvillimi.
Me të drejtë gjilanasit thonë; “Me Luten jemi të sigurt”, ndërsa të tjerët shprehen; “Lum ju për Luten, ah sikur ta kishim patur edhe na një Lutë!”
Unē jam i sigurt, se ju e dini, që Luta do ta fitojë Gjilanit. E di se do të fitojë mbi 26.000 vota , siç e di që nuk kam mundur t’i numërojë as 5% të punëve të hajrit të Lutës në këtë katërvjeçar, por gjithashtu e di se +4 MeLuten, Gjilani dhe Gjilanasit do t’i gëzojnë të mirat e krenarinë gjilanase…
Prandaj, nëse jemi krenarë me Mulla Idriz Gjilanin, Idriz Seferin e Agim Ramadanin, Kadri Zekën, Rexhp Malën e Nuhi Berishën,… krenarinë na e shton edhe epoka e Lutës, me moton e tij për besim në Zot, Atdhe e Familje, që janë vlera të njerëzimit të civilizuar.
Këto vlera na bëjnë, që më 19 nëntor me votën tonë t’i bëjmë bile nja 40.000 vota dhe të dëshmojmë se me Lutën jemi për vlera, e punë dhe jo anarki e përbuzje me prishtinali.