/2L ONLINE/ – Protestat për librin shqip në Luginën e Preshevës, të cilat filluan në Preshevë, do të vazhdojnë tutje edhe në Bujanoc. Kështu ka bërë të ditur Këshilli Studentor i Luginës së Preshevës, sipas të cilës nesër, e mërkurë, më 25 nëntor 2015, në Bujanoc, do të mbahet marshi paqësor i studentëve dhe nxënësve të Luginës së Preshevës me motot: “Dua Abetaren time” dhe “Duam librin shqip”
Marshi protestues do të nis nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në orën 13:20.
Përndryshe, ditë më parë u protestua edhe në Preshevë. Protestuesit kërkonin që nxënësit shqiptarë të mos ballafaqohen me pengesa për librin shqip pasi siç dihet Qeveria e Serbisë i ka bllokuar librat shqip të dedikuar për nxënësit shqiptarë, që ishin donacion nga Ministria e Arsimit të Kosovës. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/