Rreth 7,000 njerëz u mblodhën para ndërtesës së qeverisë në Bukuresht, me pankartat “Drejtësi, jo korrupsion”, “Gjyqtarë, mos hiqni dorë,” “Turp”.
Mijëra rumunë dolën mbrwmw në rrugët e Bukureshtit dhe qyteteve të tjera për të protestuar ndaj qeverisë, e cila sipas kritikëve kërcënon pavarësinë e prokurorisë dhe dobëson luftën kundër korrupsionit.
Qeveria e kryeministres, Viorica Dancila, të martën e kaluar miratoi një ligj që kufizon kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe autoritete shtesë merr një trup i sapoformuar.
Prokurorët rumunë thanë se ndryshimet e papritura të Ligjit mbi gjyqësorin përmes dekretit emergjent dhe pa konsultim me Këshillin Gjyqësor të Lartë dhe organeve të tjera, do të ketë një ndikim të madh në aftësinë e prokurorisë për të kryer detyrën e saj kushtetuese.
Protestat u mbajtën edhe në qytete të tjera të mëdha – Cluj, Jasi dhe Timishoara.