(2L ONLINE) – Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin ZHiti të Vitisë është raportuar një vjedhje. Hajnat për cak kanë pas një shtëpi, pronari i të cilit ndodhet në Zvicer. Rasti është raportuar në polici nga vëllai i të dëmtuarit në këtë rast.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ankuesi ka raportuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur, me forcë kane hapur derën e shtëpisë së vëllait të tij, i cili jeton në Zvicër, me ç’rast kanë vjedhur gjësende të ndryshme.
“Janë raportuar të vjedhur dy televizorë, dy radio, një çantë me çelësa, një gjenerator, katër goma të veturës, një thithëse elektrike, një shpues (burmashinë), fleksa dhe disa gjësende të tjera”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve në Viti. /2L ONLINE/