NGA: Arbër Musliu –/anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/
Lirimi i objekteve komunale është një detyrim moral dhe ligjor.
Shfrytëzimi i objekteve komunale nga partitë politike, duke përfshirë Lidhjen Demokratike (LDK) dhe Partinë Demokratike (PDK), pa asnjë të drejtë dhe lejim ligjor, që nga pas lufta është një çështje e rëndë dhe e shqetësueshme.
Objektet komunale janë pasuri publike dhe duhet të shfrytëzohen në përputhje me interesat e përgjithshme të shoqërisë, dhe jo për të përfituar ose për të promovuar interesa të ngushta politike.
Në vendet demokratike, mbrojtja e pronës së përbashkët dhe e objekteve komunale është një nga parimet kryesore që rregullojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtë të shoqërisë. Megjithatë, ka shum raste kur partitë politike në pushtet kanë shfrytëzuar pa asnjë të drejtë objektet komunale edhe sot për interesa të tyre të ngushta, duke shkelur ligjet dhe parimet e drejtësisë që nga pas lufta në Komunën tonë.
Për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të ndërgjegjshme, është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të respektojnë ligjet dhe mekanizmat e vendit, përfshirë ato që rregullojnë shfrytëzimin e objekteve komunale.
Në fund, të gjitha partitë politike, përfshirë LDK-në dhe PDK-në, duhet të jenë të përgjegjshme dhe të angazhuara në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të respektojnë rregullat demokratike.
Për Qytetin që e duam të gjithë. /2LONLINE/